Një person u ndalua nga policia mbrëmë pasi aksidentoi një vajzë dhe më pas u largua nga vendngjarja.
”Ne Tirane, ne date 06.12.2021, ora 23:45, u arrestua ne flagrance per veprat penale “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe “Drejtimi i automjeteve ne menyre te parregullt”, parashikuar nga nenet 290, 273, 291, te Kodit Penal, shtetasi: Kudusi Kastrati”, njofton policia e Tiranës.
Detajet:
Ne Tirane, me date 06.12.2021, rreth ores 13:00, te rrethrrotullimi ne rrugen “Bulevardi Nene Tereza” ku degezohet me rrugen “Bulevardi Donald Trump”, perballe objektit “Autoshkolla Smart On”, shtetasi Kudusi Kastrati duke drejtuar mjetin autoveture te markes “BMW X5”, me targa AA 430 ZO, me ngjyre blu te erret, ne pronesi te shtetasit A. V., me sens levizje “Kamez-Institut Bujqesor”, ka bere rrethrrotullimin dhe eshte nisur ne drejtim te Kamzes, dhe te vendkalimi i kembesoreve, eshte perfshire ne aksident automobilistik me shtetasen e mitur B.P, e datelindjes 16.03.2005, e cila po kalonte ne kembe ne rrugen “Bulevardi Nene Tereza”, me sens levizje “Perendim-Lindje”. Si pasoje e aksidentit shtetasja e mitur B.P. ka mbetur e demtuar lehte, te cilen e ka marre ambulanca ne vendin e ngjarjes dhe e ka cuar ne Spitalin Universitar te Traumes per ndihme mjekesore, ku sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten, nderkohe drejtuesi i mjetit shtetasi Kudusi Kastrati (më poshtë me i inicialet K.K) eshte larguar nga vendi i ngjarjes pa lajmeruar policine, dhe rreth ores 18:00, eshte kapur nga punonjesit e policise te Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane, ne rrugen “Bulevardi Nene Tereza”, ne parkimin e lokalit “High Class”, dhe me pas eshte shoqeruar ne Komisariatin e Policise Nr.5-Tirane.
Per shkak se shtetasi K. K mbante era alkool, me ane te sherbimeve te Komisariatit te Policise Nr.5-Tirane, shtetasi Kastrati eshte cuar ne Spitalin Universitar te Traumes, ku me ane te infermierit i eshte marre kampion gjaku.
Ndaj shtetasit K. K, eshte marre mase administrative 20.000(njezete mije) leke, si dhe i zbriten 08(tete) pike nga leja e drejtimit dhe ndalim administrativ i mjetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/