Apeli liron nga qelia Pajtim Rrushin, Fredi Rrushi mbetet në burg për...

Apeli liron nga qelia Pajtim Rrushin, Fredi Rrushi mbetet në burg për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës

68
0
Shares

Gjykata e Apelit ka liruar sot nga qelia Pajtim Rrushin ndërsa mbajti në burg Fredi Rrushin. Të dy akuzoheshin për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë, rreth 25 km larg Tiranës.

Detajet e procesit gjyqësor:
M
e datë  24.10.2021, në Tiranë, shtetasi me iniciale S.H ka raportuar se ka humbur kontaktet me babin e tij. Pas disa ditësh gjëndet i pajetë në zonën e Dajtit, trupi i biznesmenit me iniciale R.H. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë personat me iniciale F.Rr dhe P.Rr.

Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit për personi nën hetim F.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprave  penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni  78, 278, 303 i Kodit Penal si dhe për personin nën hetim P.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprës   penaleVeprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës dhe “Fshehje ose asgjësimi ikufomës”, parashikuar nga neni  301 dhe  303  i Kodit Penal .

Me vendimin nr. 1999 Akti, datë 10.11.2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Për personin nën hetim F.Rr caktimin e masës së sigurimit  “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës.

-Për personin nën hetim P.Rr caktimin e masës së sigurimit  “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim F.Rr dhe P.Rr..

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1120 , date 07.12.2021 vendosi:

Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim F.Rr. Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim P.Rr.

Ndryshimin e vendimit Nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim P.Rr atë të “Arrest në Shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim P.Rr ambientet e banimit në adresën.

Urdhërohet lirimi i menjëhereshëm i personit nën hetim P.Rr, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Ngarkohet Organi i Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY