Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Primet e sigurimit të makinave, ja si do të vendosen në të ardhmen

06/12/2021
E pazakontë dhe e mistershme në Vlorë, tre makinat gjenden të zhytura në det
Share on FacebookShare on Whatsapp

Seleksionimi i primeve të sigurimit përmes historisë së drejtuesve të mjeteve mund të jetë një indikator që do të ndihmojë në vendosjen e cimeve të ndryshme për sigurimin  automjeteve.

Në projektrregulloren “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike dhe të faktorëve të riskut për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përcaktuar një listë të faktorëve të riskut që kompanitë e sigurimeve duket të përdorin për të llogaritur primet që drejtuesit duhet të paguajnë për të siguruar mjetet e tyre, shkruan revista Monitor.

Kjo projektrregullore është akoma në fazë diskutimi dhe u është dërguar për mendim kompanive të sigurimit.

Faktorët e propozuar nga AMF janë mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar mjeti motorik, burimi i energjisë së mjetit (elektrike apo jo elektrike), mosha e të siguruarit dhe eksperienca në drejtimin e automjetit. Faktorë të tjerë që rekomandohen të zbatohen nga shoqëritë e sigurimit janë Bonus-Malus (historiku i dëmeve), qëllimi i përdorimit të automjetit, distanca vjetore e përshkruar si dhe faktorë të tjerë të riskut që bëjnë të mundur diferencimin e primit në bazë të riskut që mbart i siguruari.

Ashtu siç parashikon ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit (që hyri në fuqi në korrik të këtij viti), sistemi Bonus-Malus mund të përdoret në mënyrë vullnetare nga kompanitë e sigurimit. Megjithatë, siguruesit janë shprehur qartazi se nuk kanë asnjë dëshirë të aplikojnë sistemin Bonus-Malus në kushtet e tregut shqiptar, ndaj nuk pritet që në të ardhmen e afërt të ketë stimulim të shoferëve të mirë dhe penalizim të atyre që kanë historik dëmesh.

Aktualisht, shoqëritë e sigurimit përdorin në mënyrë direkte më pak faktorë rreziku në llogaritjen e primeve, kryesisht moshën e mjetit dhe fuqinë motorike. Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë ndjeshëm në rrezikun e ndodhjes së dëmeve, si, për shembull, mosha apo përvoja e drejtuesit të mjetit, zona ku qarkullon mjeti, etj. sot nuk merren në konsideratë.

Projektrregullorja përcakton se tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm nuk mund të ndryshohen më shumë se dy herë brenda një viti kalendarik. Shoqëritë e sigurimit duhet të njoftojnë AMF të paktën 30 ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit dhe depoziton në Autoritet bazat teknike, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e këtyre primeve, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë.

AMF mund të urdhërojë rishikimin e tarifave të reja të primeve, nëse konstaton se baza e të dhënave për hartimin e tabelave të primit nuk është e saktë, ose shoqëria e sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me parimet aktuariale dhe metodologjinë e përdorur për përfshirjen e faktorëve të riskut të përcaktuar në rregulloren në fjalë.

Projektrregullorja përcakton disa kërkesa shtesë edhe në drejtim të transparencës. Shoqëria e sigurimit duhet të publikojë primet e rrezikut, koeficientët e faktorëve të riskut (shoqëruar me raste të zbatimit të tyre në praktikë), si dhe primet (çmimet) e sigurimit të detyrueshëm, në faqen e saj të internetit dhe t’i mbajë ato të afishuara në faqe gjatë gjithë periudhës së zbatimit. Gjithashtu, tabelat me primet e sigurimit duhet të qëndrojnë të afishuara në çdo pikë të shitjes së shoqërisë, gjatë gjithë periudhës së zbatimit të tyre./Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.