“E mori shiu i parë”, deputeti i PD, Gështetja zbulon asfaltin elektoral...

“E mori shiu i parë”, deputeti i PD, Gështetja zbulon asfaltin elektoral në rrugën e sapo ndërtuar

123
0
Shares

Rruga e re e sapo ndërtuar nga Bashkia Prrenjas, Qukës-Shkumbin, është dëmtuar rëndë pas shirave të ditëve të fundit. Deputeti i PD, Lefter Gështenja ka publikuar fotot nga terreni ku duket se rruga e re e ndërtuar para pak zgjedhjeve është mbuluar nga zhavoret për shkak të investimit të dobët.

“Ky është një investim korruptiv elektoral në rrugën Qukës-Shkumbin, Bashkia Prrenjas.
Kjo rrugë u bë gjatë fushatës elektorale 2021, dhe u harxhuan qindra milionë lekë të cilat i mori me vete shiu i parë. Në këtë gjendje, asfalti elektoral nuk do e kalojë dimrin.
Investimi nuk ka standardet minimale të zbatimit, si në parametrat e gjerësisë së rrugës, kanalet anësore, sinjalistikë, trotuar apo ndriçim. Fotot flasin vetë.
Përgjegjësit e punimeve, zbatuesi, mbikqyrësi dhe Bashkia që e ka marrë në dorëzim duhet të ndërhyjnë menjëherë, ndryshe organet e ligjit duhet të çojnë në ndjekje penale zyrtarët e papërgjegjshëm.
Kjo praktikë e investimeve elektorale duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë!”, tha Gështenja në reagimin e tij. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY