Dega e Partisë Demokratike e Kamzës ka publikuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor.
Nga 145 delegatë që ka dega e PD-së së Kamzës, 108 delegatë kanë firmosur për thirrjen e kuvendit të 11 dhjetorit. Ish kreu i bashkisë Xhelal Mziu nuk ka firmosurashtu si edje kryetari aktual dhe deputeti i Kukësit, Fatmir Hoxha.
Edhe dega nr 14 e Tiranës që përfshin zonën e Dajtit ka bërë mesditën e sotme publike emrat e të gjitha atyre që kanë firmosur për mbledhjen e Kongresit të 11 Dhjetorit të Partisë Demokratike.
Nënkryetari i degës lexoi emrat e delegatëve. Nga 100 delegatë të kësaj degë janë 61 që kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit të PD me 11 Dhjetor.
Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga Kuvendi kanë nisur shpërndarja e kartave të delegatëve.
Ato përmbajnë emër, atësi, mbiemër dhe postin, në organigramën e degës së qytetit përkatës.
Delegati paraqet ID për konfirmim dhe çdo mandat është elektronik, me një barcode identifikues.
Kjo është hera e parë në historikun e PD-së që delegatet pajisen me karte me elementë sigurie. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/