Në të 6 komisariatet e Tiranës, 11 policisë kanë rezultar pozitivë pasi kanë kryer testin e drogës pas urdhërit të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Sipas të dhënave që raporton ‘Ora News’, mësohet se 2 prej bluve janë pjesë e Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë e tyre, duke argumentuar se kemi të bëjmë me një gabim të rezultatit nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizimin e analizave periodike. Bëhet fjalë për persona që janë 50 deri në 60 vjeçar, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin drogë.
Javën e ardhshme pritet që Policia të shpallë zyrtarisht rezultatet e testimit të drogës për të gjithë uniformat e blu që ka nisur pranë 6 komisariateve një javë më parë. Janë 11 mijë policë dhe drejtues që do të duhet ti nënshtrohen analizës së drogës . Pas Tiranës mësohet se verifikimi do të vazhdojë edhe në rrethe, duke nisur fillimisht në bazë të riskut. Urdhri i brendshëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano është lëshuar më 22 nëntor. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/