Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e OSHEE-së, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasi: K. L., 23 vjeç, K. L., 18 vjeç (vellëzër) dhe P. B., 48 vjeç banues në Mamurras, Kurbin.
Gjithashtu, u shpall në kërkim policor shtetasi V. L., banues në Mamurras.
Punonjësit e OSHEE-së, gjatë kontrolleve të përbashkëta, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit P. B., i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e OSHEE-së, për shmangien e veprimeve procedurale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në bashkëpunim”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/