Kronika e Vlorës, procedohen penalisht 6 persona, 1 në pranga, 27 vjeçarja...

Kronika e Vlorës, procedohen penalisht 6 persona, 1 në pranga, 27 vjeçarja braktis fëmijët, korçari merr me mashtrim bagëtitë në Delvinë

44
0
Shares

DVP Vlorë/ Vihet në prangat e Policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen A.T.,27 vjeçe, banues në Vlorë, pasi është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

Po nga Shërbime e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, u procedua penalisht për veprën penale”Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” shtetasi B.D.,50 vjec, banues në fshatin Xhyherinë, bashkia Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasia V.G.,29 vjeçe, se ky shtetas në kundërshim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka ushtrur presion psikologjik ndaj saj.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasi S.A.,37 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë,proceduan penalisht për veprën penale” Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasin B.M.,58 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin D.Gj.,31 vjeç, banues në fshatin Borsh-Himarë, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi D.Gj.,63 vjeç, banues në Tiranë, se i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike të banesës që ka në fshatin Borsh-Himarë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, proceduan penalisht për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasin A.R.,32 vjeç, banues në Zamalek Korcë, sepse me anë të mashtrimit, me pretendimin se do ti jap lekët, i ka marë bagëtinë shtetasit N.Xh.,71 vjeç, banues në Kalas, Delvinë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin V.K.,23 vjeç, pasi në rrugën “Fusha e Druve”, është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë,për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY