ELBASAN/ Bie në pranga 30 vjeçari, bëri për spital një burrë në...

ELBASAN/ Bie në pranga 30 vjeçari, bëri për spital një burrë në 2016

81
0
Shares

Vihet në pranga nga policia e Elbasanit një 30 vjeçar, i dënuar me 4 vite burg.

30 vjeçari i dënuar dhe në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin në kërkim, Denis Meçja, 30 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas më datë 24.05.2016 në një lokal, ka goditur me grushta e sende të forta, shtetasin B. K., me banim Elbasan, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Shtetasi Denis Meçja prej vitit 2017 deri në nëntor 2021 ishte në burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY