Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se kuvendi i PD muns të bëhet në Air Albania për shkak të numrit të madh të delegatëve që ka kuvendi i PD, 7600 të tillë.
Berisha tha se kjo varet nga moti duke konsideruar se numri i delegatëve është i madh.
Në vijim Berisha tha në foltoren e Bilishtit foltorja e Bilishtit se pas Kuvendit të 11 dhjetorit në të gjithë vendin do të zhvillohen protesta masive.
“Demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Më 11 dhjetor në Kuvend do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona gjer në fitoren e plotë. Më 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut me të cilin kemi një qëllim themelor të rikthejmë pushtetin tuaj dhe votën e lirë.
Partia Socialiste nga viti 2009 nuk ka zgjedhje të brendshme, ndërsa [residenti i SHBA po kandidoi për së dyti shkon edhe një herë në zgjedhje në partinë e tij, pranon edhe rivalë në partinë e tij , pavarësisht se ka qeverisur 4 vite. Kurse kreu i meduzës në Shqipëri nuk pranon asnjë lloj votimi,m asnjë lloj rivali apo komenti. Ministrat e marrin veshys nga emdiat kur emërohen ministra.
Për mua dhe për ju ku do të mblidhemi 7 mijë e 600 vetë. I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi serioz me numrin e të gjitha është stadiumi “Air Albania” por motin nuk e dimë (ka ovacione në sallë). Partia kryesore në Gjermania e ka Kuvendin me 930 delegatë, kurse “peng” Basha na e bëri kuvendin 7600 delegatë që mos dijë kush që ku fillon dhe ku mbaron, mos meret vesh kushg voton kush nuk voton , kurse disa në sallë disa në lulishte por mbi të gjitha ai vendosi në PD një kryesi të emëruar prej tij ata në shkelje flagrante të parimeve të saj 60% është emëruar nga kryetari, de fakto është e paligjshme në parim por edhe në forum“
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/