Ish Kryeministri Sali Berisha tha sot se Bashës dosjet në Shqipëri ia mbyll Rama por nuk mund ta bëjë këtë në Belgjikë.
Berisha zhvilloi sot foltoren në Devoll ku u prit nga qindra anëtarë të PD.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Opozita dhe PD kanë dëashtuar në ccdo nisëm që kanë marrë që nga viti 2013 deri më sot, përvecc në ligjin e dekriminalizmit. Kanë dështuar në ccdo protestë, në ccdo premtim që kanë bërë. Por mbi të gjitha kanë dështuar të sjellin rotacionin e pushtetit. Nisi ccadrën për të mbrojtur votën dhe përfundoi në qeveri për të dorëzuar votën. Ne sot vijmë kokëulur para shqiptarëve, sepse kemi dorëzuar 4 zgjedhje. Një njeri pa integritet, me zero civilitet, nuk kupton se pas 4 humbjesh duihet të kishte dhënë 4 herë dorëheqjen. Edhe sot nuk jep dorëheqjen. Ccdo ditë po del gjithnjë më shumë në pah, se kryetari është marrë peng nga qeveria dhe të tjerë. Unë në fillim e quajta peng-Basha. Ju garantoj se kurrë nuk e etiketoja pa patur bindje absolute se ai i tille ishte dhe faktet po dëshmojnë ccdo ditë më shumë vetëm ktë. Kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Kam denoncuar dhe i kam kërkuar para jush të japë shpjegime për Toyota Yaris dhe dosjen Muzin. E garantoj se me radhë do dalin dosje të tjera. E garantoj këtu se projekti i emirateve ‘Amaar’ në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë partia demokratike.
Dosjet ketu ja mbyll Rama por ne Belgjike jo. Gazetaret kane zbuluar dokumentet ku Ministria shqiptare i jep driten jeshile drejtesise belge per procedimin penal te Lulzim Bashes. Tani fjala eshte per drejtesine belge. Por drejtesia belge nuk varet nga Edi Rama. Ndaj ajo ka kerkuar marrjen e tij me force ne pyetje dhe procedimin penal. Ndaj i them dhe njehere para jush, djep doreheqjen, mos u fshih pas dosjeve tuaja. Ti rezulton i shpallur anetar i organizates kriminale. E mesoi nga Edi Rama dhe ka filluar thote fajin e ka Sali Berisha. Kam patur zero njohuri se drejtesia belge e kerkon dhe e ka dhene per ndjekje penale. Kete e ka fshehur Edi Rama. Sicc e ndihmoi të mbyllte dosjen ne Shqipëri, e ka fshehur faktin që është thirrur 5 herë për të dëshmuar. Në datën 17 prokurorët belgë e presin ën zyrën e tyre, sipas burimeve serioze. I them dhe njëerë të japë dorëheqjen dhe mos mbaje peng PD-në. Pengkryetar dëgjojë këtu, Edi Rama të mbyll dhe të hap dosjet sipas qejefit por nuk të shpëton dot kurrë nga kjo shumice e PD-së që kërkon ta nëpërkëmbësh. Je i përfunduar. Ka marrë fund politikisht ndaj dhe të heqi dorë Edi Rama nga lojërat me pengkryetarin. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/