Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi sot vendimin për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij me një dënim me 55 vjet burg.
Kështu Shullazi dënohet me 14 vjet burg, Gilmano Dano 12 vjet, Endrit Qyqja 10 vjet, Endrit Zela 10 vjet, Blerim Shullazi 9 vjeç.
“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 03.12.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë 13.12.2018 regjistrimi,mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh., ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, mospranimin e ankimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqitur më datë 26.11.2018, nr. 687 ankimi, ndaj vendimit nr. 122, datë 13.11.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; lënien në fuqi të vendimit nr. 122, datë 13.11.2018 tëGjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, deklaroi GJKKO. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/