Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Jep dorëheqjen ministri turk i financave, dështon modeli i Erdogan i normave të ulura të interesit

03/12/2021
Jep dorëheqjen ministri turk i financave, dështon modeli i Erdogan i normave të ulura të interesit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Thesarit dhe Financave i Turqisë, Lutfi Elvan, ka dhënë dorëheqjen mes një krize ekonomike të përkeqësuar dhe mosmarrëveshjeve me presidentin Rexhep Tajip Erdogan për menaxhimin ekonomik.

Gazeta Zyrtare shkroi të enjten se dorëheqja e Elvanit ishte pranuar nga presidenti Erdogan dhe se ai ishte zëvendësuar nga zëvendësi i tij, Nureddin Nebati, një mbështetës i vendosur i Erdoganit.

“Zoti më dhëntë mundësinë që të kryej detyrën e Ministrit të Thesarit dhe Financave, të cilën presidenti ynë e vlerësoi të denjë për mua dhe do të jem i denjë për besimin që ai ka treguar ndaj meje”, shkroi Nebati në Twitter të enjten.

Presidenti Erdogan ka këmbëngulur me modelin e tij të ri ekonomik, i cili bazohet në norma të ulëta interesi, të krijuara për të stimuluar ekonominë. Megjithatë, kjo ka shkaktuar një rritje të inflacionit dhe një kolaps të vlerës së monedhës.

Lira turke humbi më shumë se 81 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan në vitin 2021, 44 për qind vetëm në nëntor.

Shumica e ekspertëve thonë se modeli nuk ka bazë në teorinë moderne ekonomike dhe vetëm shkakton inflacion të lartë dhe paqëndrueshmëri financiare.

Elvan shihej si figura e fundit kyçe brenda rrethit të brendshëm të Erdoganit që ende besonte në ekonominë ortodokse dhe ai kishte një reputacion të mirë mes industrialistëve dhe në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë Erdogan nuk tregon asnjë shenjë tërheqjeje. Muajin e kaluar, duke iu drejtuar Partisë së tij qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim në parlament, ai tha se nuk mund të ecë përkrah atyre që mbrojnë norma më të larta interesi.

“Shkaku janë normat e interesit dhe rezultati është inflacioni. Miqtë tanë që mbrojnë normat e interesit nuk duhet të ofendohen, por unë nuk mund të eci bashkë me ata që mbrojnë normat e interesit”, tha Erdogan, duke iu referuar qartë Elvanit.

Nebati është një biznesmen i kthyer në politikan me pak përvojë dhe pa arsim në ekonomi dhe financë. Por ai është i afërt me Erdoganin dhe dhëndrin e tij, ish-ministrin e financave Berat Albayrak, i cili u desh të jepte dorëheqjen nga posti një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Kushtetuesja vendos për pagat e gjyqtarëve, ndryshimet në ligj në 2023 cënuan pagat

17/02/2026
Ky është vendimi i BE që mund të rrëzojë më shpejt Edi Ramën

BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale propozuar nga Rama dhe PS

17/02/2026
Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

17/02/2026
“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

17/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Kushtetuesja vendos për pagat e gjyqtarëve, ndryshimet në ligj në 2023 cënuan pagat

17/02/2026
Ky është vendimi i BE që mund të rrëzojë më shpejt Edi Ramën

BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale propozuar nga Rama dhe PS

17/02/2026
Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

17/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.