Meta rikthen debatin për marrëveshjen e detit, Basha bëri dopio lojë. Basha...

Meta rikthen debatin për marrëveshjen e detit, Basha bëri dopio lojë. Basha kundërshton

66
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer sonte debatin për marrëveshjen e detit me Greqinë, atë marrëveshje që u rrëzua nga Kushtetuesja ndërkohë që në kohën e realizimit të marrëveshjes, Lulzim Basha ka qënë ministër i Jashtëm.

Meta ka deklaruar se në marrëveshjet për detin me Greqinë, Lulzim Basha ka bërë lojë të dyfishtë ndërsa është pyetur në emisionin “Log”, Meta ka thënë se Basha në atë kohë ka qenë Ministër i Jashtëm dhe se ishte përgjegjësia e tij që marrëveshja të bëhej në përputhje me Kushtetutën, e cila u rrëzua më vonë, pasi ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Unë nuk i nxjerr thikën njeriu, po të jetë për të goditur e godas përballë dhe nuk i kam ikur kurrë ballafaqimit as me Fatos Nanon, as me Berishën apo Ramën. Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar.  Më dëgjo me vëmendje, se është një person, nuk e kam thënë më parë, por jam i detyruar se po e tepron më shumë sesa duhet, se është një person, që mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë, se ishte ministër i Jashtëm dhe ishte përgjegjësi e tij që ajo të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe të ishte e suksesshme dhe jo të shmangte presidentin për të bërë dopio lojë, nga njëra gjoja po e bëjmë dhe firmosim dhe nga ana tjetër…Çdo njeri duhet t’i dalë për zot detyrës së vet.

Më fal por nuk dua të them gjëra të tjera, por këto janë gjëra që implikojnë një shtet të tërë në marrëveshjet ndërkombëtare. Unë flas me të vërtetën, nuk po vazhdoj sepse jam i kujdesshëm, edhe kur bëje sikur nxehem e bëj për të tërhequr vëmendjen se këtu ka ca gjëra nuk është kaq e thjeshtë” tha ai.

Fill më pas kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë se këto janë trillime dhe gënjeshtra.

Prononcimi i Bashës:

Basha: Jo vetëm kaq, por jua kam thënë, se tani as është në tipin tim të përsëris, jam ftuar zyrtarisht të vizitoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pa diskutim..
Gazetari: Jeni ftuar tani?
Basha: Jam ftuar tani, jam ftuae vazhdimisht, siç kam qenë, do të vazhdoj të jem i pranishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me institucionet zyrtare amerikane, nga Shtëpia e Bardhë te Kongresi dhe Senati Amerikan, te institucionet e sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës më kanë njohur si partner, pjesëtar i qeverisë shqiptare kur kemi futur Shqipërinë në NATO dhe kemi njohur Kosovën…
Gazetari: Tani, flas për tani.
Basha: Më kanë njohur si kryetar të opozitës, në sfida të mëdha, në përpjekje të mëdha të amerikanëve që sot janë në gjendje kritike, siç është reforma në drejtësi, më kanë njohur edhe në çështje të tjera që kanë të bëjnë me gjeo-strategjinë dhe interesat shqiptare të Republikës së Shqipërisë, të kombit shqiptar dhe interesat euro-atlantike në rajonin tonë dhe më gjerë.
Gazetari: E fundit, meqë përmende se do dëgjojmë akuza, ju kanë rrethuar. Live kemi dhe Berishën e Metën. Meta sapo ka deklaruar, po e them për herë të parë, se zoti Lulzim Basha ka bërë dopio lojë, me marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009. Sipas presidentit Meta, ky qëndrim i Bashës në raport me marrëveshjen e detit ka patur implikime shumë serioze në raport me shtetin shqiptar. Kjo është akuza e freskët që vjen nga zoti Meta.
Basha: Tani, trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë dhe këtë punë do dëgjoni sepse në fund rë fundit ka një faktor që ua prish status quo-në, karuselit të trekëndëshit të Bermudës. Rrotulloje nga ta rrotullosh, çdo brinjë do të thotë, do të pështyjë trillimin e vet. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i graduar, nga kryeministri Rama dhe presidenti Meta, kur ai ishte ministër i jashtëm ky i fundit dhe ky tjetri kur ishte kryeministër dhe që sot është përfaqësuesi ynë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo është e vërteta, tjerat janë trillime dhe gënjeshtra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY