Ina Zhupa: Të ndalojmë me ligj filmat glorifikues për diktaturën. Apel për...

Ina Zhupa: Të ndalojmë me ligj filmat glorifikues për diktaturën. Apel për ndërhyrjen në tekstet shkollore

59
0
Shares

Anëtarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa, propozoi në mbledhjen e sotme ndalimin e filmave dhe dokumentarëve që glorifikojmë diktaturën komuniste.

“Ne kemi përgjegjësinë të ndikojmë në edukimin e brezave të rinj dhe të marrim spunto nga kjo ngjarje, nga debate që ka lindur në rrjetet sociale, në opinionin publik, në media për shfaqjen e programuar të “Prefekti” në Teatrin Kombëtar, për të rihapur edhe njëherë jo vetëm diskutimin, por edhe mendimin institucional dhe ligjor për një projektligj që personalisht do ta mbështes që ndalon shfaqjen e filmave në televizionet publike, në televizione të paguara nga taksat e qytetareve të atyre filmave që do të cilësohen të ndaluar nga profesionist si filma të propagandës komuniste dhe instrumente te diktaturës. Unë vetë jam pedagoge e shkencave politike dhe besoj qe si unë të gjithë ata që kane studiuar e dimë që filmi, kinemaja ka qenë një instrument i propagandës komuniste dhe janë përdorur për të mbajtur dhe atë pushtetin e butë ndërkohë nga ana tjeter ishte mizoria e një diktatori.  “- tha Ina Zhupa.

Deputetja e PD bëri përgjegjëse PS për qëndrimin jo ndëshkues ndaj deputetit të saj Bujar Çela, i cili nderoi diktatorin.

“Edhe është turpi i kësaj mazhorance që nuk distancohet nga veprimet e deputetit tuaj të Lushnjes Bujar Çela, për të revokuar dhe glorifikuar figurën e një diktatori i cili më lejoni të ju kujtoj që ka në rekordet e tij:

6027 persona që janë ekzekutuar për arsye politike si qarmit të pushtetit;
17650 persona janë burgosur nga regjimi diktatorial i tij;
1065 persona kanë vdekur në burgjet e tmerrshme të komunizmit;
22 gjeneralë të ushtrisë dhe drejtues të lartë të shtetit janë burgosur
29 të tjerë ministra, Zv/ ministra të tij janë burgosur etj, por mbi të gjitha 3 milion shqiptarë kanë jetuar të izoluar në kushtet me të këqija në terrorin e këtij diktatori.”- u shpreh deputetja e PD.

Duke sjellë në vëmendje nismën ligjore të PD për dekomunistizimin dhe ndalimin e simboleve komuniste, Ina Zhupa ngriti shqetësimin për atë që mesohet sot në shkolla për periudhën e diktaturës.

“Unë personalisht kam edhe një merak të madh që do ta kanalizoj edhe në këtë komision edhe jashtë tij edhe me shoqatën antikomuniste e ish te përndjekurve politik te Shqipërisë, qe ka të beje edhe me tekstet shkollore dhe me atë që paraqitet ne tekste qe glorifikohet ajo qe lidhet me komunizmin dhe ka vetëm gjysëm faqe libër për atë që kanë vuajtur shqiptarët në diktaturë.

Çështjen e teksteve shkollore si çështjen e filmave artistikë dhe të artit dhe kulturës janë çështje që na takojne si komision dhe nuk mund ti shmangim.

Na takon ne, te dyja anëve politike të ndahemi një herë e mirë nga ajo periudhë që nuk na bën mirë as juve, as neve, as fëmijëve tanë të mos e njohin.

Sepse historia ka të keqe nëse nuk u studiua, nëse nuk u dënua ka rrezik që mund të përsëritet edhe me keq se herën e parë.”- u shpreh Ina Zhupa në Komisionin e Medias. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY