Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka zbuluar se qeveria ende nuk po parashikon futjen në karantinë të qytetarëve edhe pse festat e fundvitit që mund të sjellin grumbullime janë para.
E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Rakacolli u shpreh se nuk jemi shumë mirë sa i përket shifrave, por as nuk jemi në nivelin për të menduar një mbyllje të mundshme.
Nëse indikatorët ndryshojnë, padyshim që nuk përjashtohet mbyllja. Zv.ministrja i kërkoi qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbajnë maskat.
Rakacolli: Gjithçka do jetë në bazë të shifrave. Në kemi një farë qëndrueshmërie në indikatorë, jo se jemi shumë mirë, por nuk kemi një rritje të madhe të shifrave. Nëse këto indikatorë do ndryshojnë do ketë masa në përputhje me nivelin e indikatorëve. Ajo që duhet të bëjmë ne është vaksinimi dhe maskat.
Ndërkaq Vasil Llajo nga Greqia dhe mjeku Albert Troci nga Italia, në një lidhje telefonike në emisionin “Open”, në Top Channel, kanë treguar se me ç’masa Greqia dhe Italia do të shkojnë drejt festave të fundvitit.
Gazetari Llajo ka treguar se Greqia nuk do të marrë masa si karantina, duke qetësuar të gjithë emigrantët që duan të vijnë dhe të ikin për festa.
“Një nga arsye që sot u aprovua masa për vaksinimin dhe gjoba tregon që fundi i vit janë ato evenimente që njerëzit i presin me padurim. Masat u morën që drejt vitit të ri të shkojmë pa lockdown”, tha Llajo.
Po ashtu edhe mjeku Troci tha se edhe Italian mendon të shkojë pa lockdown drejt festave, por sigurisht që do shtrëngohen masat. Tashmë qytetarët për të vizituar vende të ndryshme, apo për të marrë pjesë në aktivitete duhet të pajisen me super green pass. Kjo përfitohet vetëm duke bërë vaksinën.
“Në Itali nuk mendohet që të bëhet një lockdown. Pas datës 6 do futet super green pass dhe do ketë më shumë shtrëngime për ata që janë të pavaksinuar se nuk mund të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Këto ngushtime që do futen besoj se do të evitojnë mbylljen. Shifrat janë ato që do vendosin”, tha Troci. hapur.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/