Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Tropojës ka sulmuar Aleksandër Vuçiç duke theksuar se i gjithë populli shqiptar është kundër tij si propogandues i projekteve të Milloshviqit dhe se duhet të bëjë kujdes kur të vijë në Tiranë të takojë Edi Ramën.
Berisha u shpreh se Kosova është nën mbrojtjeN e NATO-s, duke theksuar se çdo përpjekje do ta kthejë ushtrinë serbe në kocka dhe armët serbe në hekurishte.
“Do ti çoj mesazh Sllopadanit të ri, hiqe nga mendja që do të kalojë “Ballkani i Hapur” me firmën e Edi Ramës, mendoju shumë herë para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës pasi një popull i tërë do të jetë kundër teje. Ne do të punojmë për marrëdhënie normale por jo kurrë kundër Kosovës.
Kosova është në mbrojtje të NATO-s, cdo përpjekje e tij do të marrë një përgjigje që do t’ia kthejë ushtritë në kocka dhe armët në hekurishte, por harroje se mund të prekësh Kosovën jemi një komb dhe vetëm një komb. Kurrë nuk do të prekësh një pjesë të territorit të saj, nëse do bashkëpunim duhet të njohësh gjenocidin që ke bërë ndaj shqiptarëve. Mijëra fëmijë të djegur të pushkatuar nga barbarët në luftën e fundit në Kosovën. Shko vizito muzeumin dhe kërko falje për krimim që ke bërë ndaj Ballanit dhe Kosovës”, tha Berisha. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/