Lulzim Basha: Vendimi që mora ishte i drejtë, interesi i Berishës nuk...

Lulzim Basha: Vendimi që mora ishte i drejtë, interesi i Berishës nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve

72
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme në një intervistë në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se nuk pendohet për vendimin që mori për pezullimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

“Nëse i referoheni vendimit të DASH, qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk duhet askush nga demokratët ta komentojë. Sesi jemi ndjejë e kemi bërë të qartë. Vendimi është marrë pas një serie ngjarjesh dhe njihen qëndrimet e SHBA pas shpalljes së Berishës “non grata” dhe pozitës që u vendos PD.
Ajo që kam thënë është formuluar me kujdesin maksimal, bindja ime, interesi as i Berishës dhe as Bashës nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe dua ta them, interesat e PD-së që është alternativa e vetme e këtij pushteti të korruptuar.
Bindja im në lidhje me vendimin që kam marrë është që kam marrë vendimin më të vështirë por vendimin më të drejtë. Do të ishte më e lehtë të merrja vendime të tjera, por do të shkonin në dëm të PD-së dhe demokratëve dhe do të ishin më rënduese për Berishën” tha ai.

Por cila është bindja e tij, a ka kryer korrupsion Sali Berisha, ashtu sikur e akuzon SHBA? “Unë nuk kam ndërmend të pështyu mbi asgjë të 16 viteve bashkëpunim me Berishën. Kemi pasur arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, edhe problemet dhe gabimet tona” tha ai në ABC. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY