“Rruga e Arbrit nuk ka mbaruar, u hap per propagande. Qeveria te...

“Rruga e Arbrit nuk ka mbaruar, u hap per propagande. Qeveria te tregoje per tarifen 8 euro”

98
0
Shares

Deputetja e Qarkut te Dibres, Dhurata Çupi deklaroi sot se Rruga e Arbrit nuk ka mbaruar, u hap per propagande. Qeveria te tregoje per tarifen 8 euro, thekson ajo në një postim në rrjetet sociale.

Deklarata:
Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët. Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.

E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike.

Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY