Ndahet nga jeta në spital ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka, pasi u qëllua me armë zjarri këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Shkodrës.
Persona ende të panjohur kanë qëlluar me silenciatornë drejtim të 64-vjeçarit teksa ky i fundit po dilte nga banesa.
Mësohet se një prej plumbave e ka kapur në zonën e shtyllës kurrizore dhe më pas pësoi një arest kardiak.
Ai ka qënë bashkë me të shoqen ndërkohë që kjo e fundit nuk ka ndjerë asgjë veçse kur ka parë të shoqin të shtrirë.
Më herët familjarët e të ndjerit kanë bërë thirrje për për dhurim gjaku në mënyrë që të shpëtojnë jetën e 64-vjeçarit.
Kjo është hera e tretë që qëllohet me armë zjarri në drejtim të Pashko Ujkës, ku atentati rezultoi fatal për jetën e tij.
Kujtojmë që Pashko Ujka ka qenë kryetar komune në vitet 2011-2015, dhe nga dyshimet e para plagosja mund të lidhet me kohën kur ka ushtruar detyrën si kryetar komune, por edhe me disa borxhe që janë akumuluar vitet e fundit.
Pashko Ujka ka qënë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka qenë pjesë e Partisë Aleanca Demokratike dhe Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/