EMRI/ Plagoset me armë ish kryetari i Velipojës, krisma në Shkodër pranë...

EMRI/ Plagoset me armë ish kryetari i Velipojës, krisma në Shkodër pranë universitetit

61
0
Shares

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës Velipojë mbeti i plagosur këtë mbrëmje në Shkodër pasi u qëllua me armë zjarri.

Nga të dhënat e para mësohet se ai ka plagë në shtyllën kurrizore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë që nodhi pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Detajet e policisë:

Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY