Pavarësisht se vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit, tyneli i Murrizit nuk ka përfunduar, qeveria lajmëroi sot se hapet për qarkullim Rruga e Arbërit.
“Provizorisht kalohet me bajpas anash Tunelit të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, shkruan Kryeministri Rama në rrjete sociale.
Ministrja e Transporteve Belinda Balluku tha sot se po dorëzojmë të përfunduara 48 km nga 54 km që është gjithsej rruga e Arbrit deri në Maqellarë.
Në fakt ajo po dorëzon rrugë që janë përfunduar para vitit 2013. Kjo qeveri në dy mandate kishte për të ndërtuar vetëm 26 km rrugë, të cilën ende nuk e ka bërë pavarësisht së shpenzimet kanë tejkaluar shumën e parashikuar, edhe ashtu shumë të shtrenjtë prej 330 milionë eurosh.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/329875055500268/
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/590068992049892/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/