Një i ri 29 vjeç u arrestua sot pasi u kap me një sasi kokaine dhe disa mijëra euro dhe lek.
Detajet:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike.
Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 36 vjeç, pasi në rrugën “Stefan Shundi”, në kundërshtim me aktin normativ, është konstatuar i hapur lokali në pronësi të tij (për të cilin ka marrë masën administrative përkatëse), dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pllakë qeramike dhe një pjatë porcelani, me mbetje pluhuri të dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D., 43 vjeç, dhe proceduan penalisht 2 shtetas të mitur të moshës 14 vjeç, pasi me datë 23.11.2021, në rrugën “Myslym Shyri” shtetasit e mitur kanë vjedhur një biçikletë, të cilën më pas ja kanë shitur shtetasit M. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/