Një ditë e zakonshme pa mot të vështirë, OSSHE lë pa energji...

Një ditë e zakonshme pa mot të vështirë, OSSHE lë pa energji Tiranën, ua zë në fyt festën

63
0
Shares

Një ditë e zakonshme shiu ka sjellë difekte pa fund në të gjithë rrjetin elektrik të Tiranës duke treguar edhe njëherë abuzimet me qindra miliona euro investime fiktive të kësaj kompanie shtetërore që u drejtua për shumë vite nga Ardian Çela.

OSHEE në Tiranë njofton se për shkak të motit të keq, janë shkaktuar disa problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në disa zona të kryeqytetit.

Në njoftimin zyrtar të tyre, thuhet se defektet raportohen në NST Kashar, Qendër dhe Traktora. Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”.

Në zonën Ali Demi raportohet për dëntim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregu elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”.

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes në disa zona të kryeqytetit.

Defektet raportohen në disa fidera të NST Kashar, Qendër dhe Traktora.

Aktualisht nga informacioni i orës 18:00 të dispecerisë qendrore të OSSH, situata e defekteve në kryeqytet është si më poshtë:
Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY