EMRAT/ Tragjike në Golem, një burrë dhe një grua asfiksohen nga gazi,...

EMRAT/ Tragjike në Golem, një burrë dhe një grua asfiksohen nga gazi, mbeten pa jetë

83
0
Shares

Një burrë dhe një grua huMbën jetën për shkak të asfiksimit nga gazi.

Ata janë pa shenja dhune në trup, dhe emrat e tyre janë Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Golem të Kavajës, në një banesë në katin e dytë të një pallati.

Kavajë/ Informacion paraprak:

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY