Banorët e Laprakës po zhvillojnë edhe sot protestën e radhës kundër devijimit të projektit të Unazës së Madhe, i cili prek shtëpitë e tyre.
Banorët kanë tentuar që të bllokojnë rrugën si një shenjë e mosdakordësisë së tyre për shembjen e banesave duke u përplasur me forcat e policisë që nuk e kanë lejuar që të bëhej e mundur bllokimi i rrugës. Ka pasur konfrontime fizike mes banorëve të Laprakës dhe efektivëve të policisë.
Marshimi i banorëve ka filluar nga Lapraka deri në sheshin Shqiponja, ndërsa policia sapo është njoftuar për këtë marshim kanë marrë masa për ta ndërprerë.
Protesta e tyre vazhdon që prej një muaji pasi banesat e banorëve janë projektuar për t’u shembur në mënyrë që t’i hapet rruga ndërtimit të unazës së re. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/