Gjatë mbledhjes së komisionit të integrimit kryetarja e komisionit Jorida Tabaku u shpreh se ndryshimet në fjalë nuk prekin thelbin e problemit.
“Lufta kundër Pastrimit të Parave është një nga pikat që Shqipëria duhet të përmbushë për konferencën e parë ndërqeveritare. Mirëpo unë kam parë me kohë që një luftë e tillë është fiktive.”
Ajo u shpreh se në kohën kur ishte nënkryetare e komisionit të ekonomisë dhe financave ka kërkuar informacion për pastrimin e parave. Tabaku u shpreh se qeveria nuk ka pasur si qëllim luftën reale dhe se fakteqësisht disa nga pikat e këtij ligji nuk janë konform dhe standart Acquis.
Ne jemi opozitë, u shpreh Tabaku, nuk jemi qeveri dhe vullnetin tonë nuk mund tia kalojmë qeverisë. I takon asaj të ketë vullnet për të luftuar pastrimin e parave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/