Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Agron Shehaj shpjegon verifikimin.Telefonova delegatët që kishin firmosur, 98 përqind konfirmuan. Delegatja Freskida e pasigurtë për të bërë padi në prokurori

24/11/2021
Agron Shehaj shpjegon verifikimin.Telefonova delegatët që kishin firmosur, 98 përqind konfirmuan. Delegatja Freskida e pasigurtë për të bërë padi në prokurori
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në ‘Open’, Shehaj theksoi se mbi 4200 firmat e mbledhura nga foltorja e Berishës janë të sakta dhe të vërteta dhe se do të shkojë në Kuvendin Kombëtar në datë 11 dhjetor.

Shehaj: Shkova me një qëllim të vetëm të verifikoj se si është e vërteta. Ka një debat të madh, kur firmat janë aty  mund të shkoni t’i verifikoni. Unë kam pasur listën e degëve që më është dhënë gjatë fushatës. Unë isha drejtues, 170 delegatë janë në degët 5 dhe 7. Kam folur me rreth 100 delegatë. Janë rreth 170 delegatë, kanë firmosur 58% tek dega 5 dhe 56% tek dega 7. Rreth 170 delegatë, unë nuk kam ardhur për provim. Një sekondë, nga 170 nga të cilët 100 janë nga dega 5, rreth 70 janë nga dega 7, 80%, prej tyre kam folur, 98% më kanë konfirmuar që kanë firmosur. I njoh, kam numrat e telefonit të secilit prej tyre, nga i njëjti më ka marrë, aty e kam marrë, unë prandaj verifikova numrat e degës 5 dhe 7.

Analisti Andi Bushati u shpreh se ishte e mundur që vetë Shehaj të binte në kurthin e një personi që nuk është delegat.

Shehaj: Firmat nuk i kam mbledhur unë, i kam verifikuar dhe po t’i hymë çështjes së nëse ai personi që ka folur është regjistruar zëri i tij, unë nuk i futem atyre çështjeve. Kam thënë 98% e kanë konfirmuar, zonja është njëra prej 2% që nuk e kanë konfirmuar. Kontrolli që kam bërë është për ata që nuk kanë firmosur. Atë që kam bërë e kam bërë për transparencë.

Shehaj: Nëse Kuvendi i parë është legjitim edhe po të dua të shkoj nuk do të shkoj. Nëse unë njoh kuvendin e parë nuk kam si të shkoj në kuvendin e dytë.

Ndërkaq delegatja e PD-së, Freskida Rapo në lidhje live në emisionin Open tha se firma e saj është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur, gjë që e ka shprehur edhe dje në një koment poshtë postimit të Shehajt në rrjete sociale.

 “Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë publik”, tha ajo.

“Zoti Shehaj ju ka marrë para apo pas se të dilte para kamerave”, pyeti Ilir Babaramo.

“Unë kam qenë në punë nuk e di, nga ora 4 e gjysmë pasdite. Po bëhemi qesharakë se unë kam telefonin, kam regjistrimin”, tha delegatja.

“Sot kemi rastin e parë që njëra palë thotë është firmëtare”, tha Bushati.

“Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos, jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni”, tha Rapo.

“Shko në prokurori Freskida”, tha Shehaj.

“Keni qenë një ndër të parët që kritikoje për shkeljet që kryheshin në PD”, tha delegatja.

Ndërkaq gazetari Bushati e ka pyetur Freskidën nëse do ta padisë në prokurori. Ajo tha se do të shohë njëherë formularin dhe pastaj do të vendosë. m.k

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.