Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare, balerina virtuoze, Hueyda El Saied.
Ajo u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Hueyda ishte një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar ndërkohë që vitet e fundit u përfshi edhe në spektakle në televizionet e Tiranës.
Balerina ka lënë pas djalin e saj, Gabrielin.
Prej disa kohësh ajo jetonte në Luksemburg së bashku me partnerin e saj, Thierry, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur dhe martesë.
Përfaqësues të Tranës së artit kanë reaguar me dhimbje për vajzën e rrallë.
Gazetari Ervin Kurti ka ndarë një fotografi me balerin e ndjerë, shoqëruar me një zemër të thyer.
Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka zbuluar bisedën e fundit me balerinën Hueyda El Saied.
Në një postim në instagram ajo shprehet se sot është një ditë e trishtë dhe nuk mund ta besojë këtë lajm.
“Uh cfare dite e trishte!Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit.U prehsh ne paqe e mira Huejda dhe pse s dua t’a besoj!!”, shkruan ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/