Ndalohen 3 oficerë policie në Pogradec, ministria tregon arsyet

Ndalohen 3 oficerë policie në Pogradec, ministria tregon arsyet

168
0
Shares

Tre oficerë policie u ndaluan në Pogradec nën akuzën e korrupsoonit pasiv.

Detajet:

SHÇBA Korçë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, në ngarkim të 3 punonjësve të policisë:

• Inspektor B. P., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec;
• Inspektor K.B., 21 vjeç, me detyre Trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec;
• Inspektor E.O., 24 vjeç, me detyre Trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec.

Veprimet hetimore janë kryer nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Korçë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, regjistruar pas kallëzimit të shtetasit I.D. dhe denoncimit të emisionit “Stop” në TV Klan.

Punonjësit e mësipërm të policisë dyshohet se kundrejt një shume parash janë përfshirë në veprime korruptive, me qëllim favorizimin e shtetasit I.D., duke mos e ndëshkuar atë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes pas fashës kufizuese, drejtim të automjetit në gjendje të dehur, si dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Hetimet në lidhje me këtë proçedim po vazhdojnë për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitare” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 250 dhe 259 të Kodit Penal. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY