Kronika e Tiranës, 7 persona në pranga gjatë ditës së fundit, rrahin...

Kronika e Tiranës, 7 persona në pranga gjatë ditës së fundit, rrahin gratë dhe i japin makinës të dehur

47
0
Shares

Vihen në pranga nga policia e Tiranës 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 58 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje në një objekt për të cilin kishte një vendim prishjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen e shtetasit A. O., 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ky shtetas, më datë 21.11.2021, së bashku me dy shtetas të tjerë ( të arrestuar në kushtet e flagrancës), janë konstatuar duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm. 38-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të metejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të shtetasit O. N., 31 vjeç, inxhinier/drejtues teknik në një firmë, pasi në firmën ku ai punon, është dëmtuar gjatë punës një punëtor, shtetasi A. N., 31 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. Sh., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– M. Q., 27 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 34 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY