Një autobus ka marrë flakë në pjesën perëndimore të territorit bullgar duke shkaktuar 46 viktima, të gjithë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, që po ktheheshin në Shkup pas një vizite në Stamboll.
Mes tyre ishin edhe 12 fëmijë që u vranë këtë mëngjes kur një autobus që transportonte qytetarë të Maqedonisë veriore mori flakë dhe po kthehej në Shkup.
Nikolay Nikolov, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme bullgare, tha se tragjedia ndodhi në orën 02:00, në pjesën e autostradës pranë fshatit Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje, ndërsa humbën jetën 46 nga 53 pasagjerë.
7 të mbijetuarit kërcyen nga autobusi për t’ju shpëtuar flakëve megjithëse morën plagë duke u dërguar menjëherë në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal, tha Nikolov dhe vendi i aksidentit është rrethuar nga policia.
Drejtori i përgjithshëm i policisë bullgare Stanimir Stanev në një prononcim për Deutsche Welle ka deklaruar se në autobusin e përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm po udhëtonin 52 pasagjerë.
Ai ka deklaruar se 50 pasagjerët kanë qenë me origjinë shqiptare ndërsa dy shoferët ishin me origjinë maqedonase.
“Sipas informacioneve të para 52 pasagjerë ishin duke udhëtuar me autobusë, përfshirë dy shoferë me kombësi maqedonase dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, ka thënë ai.
Autobusi i cili gjatë natës u dogj nga flakët në Bullgari i përkiste kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi e cila ka transportuar turistë për ekskursion në Stamboll.
Viktimat kryesisht janë fëmijë dhe të rinj të moshës 20-30 vjeç. Viktimat janë nga Shkupi, Strumica, Manastiri dhe Velesi.
Shtatë persona të cilët i kanë shpëtuar tragjedisë me 45 viktima në Bullgari, janë dërguar në spitalin Pirogov në Sofje, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 17-vjeçare dhe 6 persona të tjerë të moshave më të rritura. Doktoresha Maja Argirova nga Klinika e Spitalit të Djegieve në Institutin Mjekësor tha se nuk ka asnjë rrezik për jetën e të plagosurve.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shkuar në Sofje, dhe ka rrëfyer se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit.
“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret”, tha Zaev, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tashmë janë në Sofje.
Zaev shton se kanë besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.
“Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat,” shtoi Zaev.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/