3 ‘vip-a’ futen në regjimin 41-bis, kush janë dhe për çfarë akuzohen

3 ‘vip-a’ futen në regjimin 41-bis, kush janë dhe për çfarë akuzohen

120
0
Shares

3 personazhë të njohur për drejtësinë Redjan Rraja, Fatmir Pjetri dhe Aleksandër Llanaj u izoluan sot në sistemin 41-bis, pas aprovimit të dhënë nga ministria e Dejtësisë e cila ka miratuar kërkesën e bërë nga SPAK.

Redjan Rraja, nipi i deputetit Rrahman Rraja, dyshohet se është një nga personat që mori pjesë në atentatin ku mbetën të plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremi dhe Andi Maloku. Një tjetër ngjarje ku është përfshirë ka ndodhur më 30 Korrik të 2018-s kur Redjan Rraja u akuzua nga punonjësi i policisë Emiliano Nuhu se e kishte kërcënuar së bashku më Ramazan Rrajan. Sakaq Redjan Rraja u arrestua në Maj të vitit 2016, pasi akuzohej për fshehjen e pistoletës dhe telefonit të të vrarit Elton Çiço.

I dënuari tjetër, Fatmir Pjetri është pjesë e një grupi kriminal ‘Babagjyshët’ të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete përfshirë edhe një grabitje spektakolare në një argjendari në TEG.

Aleksandër Llanaj është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në Vlorë në prill të viti 2015. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY