Ndahet nga jeta profesori dhe studiuesi i njohur i drejtësisë, Aleks Luarasi

Ndahet nga jeta profesori dhe studiuesi i njohur i drejtësisë, Aleks Luarasi

98
0
Shares

Është ndarë nga jeta Profesori dhe studiuesi i shquar Aleks Luarasi, njofton përmes një postimi në Facebook Akademia e Shkencave.

Prof. dr. Aleks Luarasi u lind në fshatin Luaras të Kolonjës më 22 mars 1941. Arsimin parauniversitar e kreu në Korçë, studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të UT (1963).

Nga viti 1972 – 2002 ka punuar për 30 vjet në Fakultetin e Drejtësisë të UT si pedagog i lëndëve Filozofia e së drejtës dhe Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe ka qenë përgjegjës departamenti dhe Zv/Dekan i Fakultetit të Drejtësisë.

Ai është autor i monografive “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut” (1998); “Studime për të drejtën zakonore shqiptare – Marrëdhëniet familjare” (2001); autor i teksteve universitare “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri (2014), “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri” (2018), si dhe i një vargu artikujsh dhe referatesh.

Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i K.M. (1991) dhe anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998). Ai është themelues i Shtëpisë Botuese “Luarasi University Press” (1998) dhe i Universistetit “Luarasi” (2003).

Në vitin 2018 u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin “Pionier i Arsimit”, për kontributin e tij në formimin dhe konsolidimin e sistemit modern universitar në vendin tonë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY