PD publikon një deklaratë në emër të kryesisë lokale të Korçës kundër...

PD publikon një deklaratë në emër të kryesisë lokale të Korçës kundër Edmond Spahos

167
0
Shares

Zyra e shtypit e PD ka publikuar një deklaratë e cila sikurse lajmëron zyra e shtypit është një reagim i detyruar i Degës së PD Korçë ndaj keqinformimit me dashje të drejtuesit politik të Qarkut Korçë Edmond Spaho.

Deklarata nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare si data, vendi, nr i dokumentit, apo firma në emër të kryesisë. Kështu që duhet marrë me rezerva.

Deklarata e plotë e zyrës së shtypit është më poshtë:

Deklaratat e drejtuesit politik të Korçës, Edmond Spaho, në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së Degës së PD Korçë janë të pavërteta, keqinformuese dhe keqdashëse. Përmes mashtrimit të qëllimshëm, deklaratat e zotit Spaho synojnë manipulimin e publikut dhe përçarjen e demokratëve.

Ditën e Shtunë, Dega e PD-së Korçë, mblodhi Kryesinë, me kuorum sipas statutit, të verifikuar me apel dhe të protokolluar në librin e protokollit të mbledhjes, për të diskutuar rreth Vendimit të Kryesisë të PDSH-së nr.139 dhe për situatën politike aktuale.

Mbledhja do te kishte qenë një rutinë e punës sonë 30 vjeçare, nëse drejtuesi politik i qarkut nuk do të kishte mbajtur qendrim spekulues dhe fyes ndaj shumicës së anëtarëve të kryesisë së degës Korçë. Në respekt të votuesve korçarë, por edhe të demokratëve dhe qytetarëe që ndjekin me shqetësim zhvillimet në PD, deklarojmë me përgjegjësi se kryesia e Degës Korçë nuk ka patur asnjëherë 62 vetë dhe se dega nuk ka patur kurrë 33 Grup Seksione.

Zoti Spaho e di shumë mirë që numri i delegatëve për Kuvendin Kombëtar nuk vendoset me mesatare. Ai e di shumë mirë se të gjithë anëtarët e kryesisë kanë mandat të ligjshëm dhe nuk mund t’ua vërë në diskutim askush për interesa personalë.

Të jësh pakicë nuk do të thotë së faktet duhen manipuluar dhe e vërteta duhet fshehur. Të punosh kundër interesit të burrave dhe grave që kanë bërë gjithçka per PD dhe kanë zgjedhur zotin Spaho disa herë deputet, do të thotë t’i vendosësh kryq sakrificës së demokratëve. Nëse Edmond Spaho do të kishte investuar në fushatë kaq shumë energji sa keta 2 muajt e fundit, Korça do të kishte fituar të paktën 6 mandate deputetësh!

Me qendrimet keqinformuese, që deformojnë të vërtetën dhe realitetin e PD në Korçë, zoti Spaho bën mirë të rishikojë pozicionin e tij si Drejtues Politik dhe deputet i Qarkut Korçë. Demokratët nuk përfaqësohen me mashtrime për interesa perosnalë , por me punë, integritet dhe përkushtim në betejën e vetme kundër regjimit të Edi Ramës dhe rikthimit të PD në pushtet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY