Rriten aplikimet për azil në BE, Basha: Fundi i kësaj katastrofe kombëtare,...

Rriten aplikimet për azil në BE, Basha: Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin

42
0
Shares

Janë rritur aplikimet për azil në BE, dhe për këtë ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin. Vettingu në politikë thyen bashkëpunimin politikë-krim-oligarki, deklron Basha në një postim në rrjete sociale.

Postimi i Bashës:

Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY