Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja kujtoi sot ndarjen tragjike nga jeta të Sokol Olldashit, i cili u nda jeta pas një aksidenti tragjik më 20 nëntor 2013. Gështenja kujton se gjatë asaj paraditeje kishte konsumuar kafen e fundit me ish politikanin e lartë të PD. Sipas tij, Olldashi do mbahet mend gjatë mes demokratëve.
“Tetë vite më parë, në këtë orë, në këtë datë pimë kafen bashkë me dy miq të përbashkët. Kush do e mendonte dhe besonte që kjo ishte kafja e fundit me ty.
Sokol Olldashi do mbahet mend gjatë mes demokratëve sepse ai ishte një prej nesh. Në të mirë e në të keq, në sakrifica, protesta, Sokoli ishte ndër të parët.
Kështu do e kujtojmë gjithnjë!”, kujton deputeti i PD, Lefter Gështenja. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/