Basha: Kam ftesa zyrtare për të vizituar SHBA

Basha: Kam ftesa zyrtare për të vizituar SHBA

102
0
Shares

Gjatë intervistës në Euronews, kreu i PD, Lulzim Basha tha se ka marrë ftesa për të vizituar SHBA, por nuk saktësoi kohën dhe nga i kanë ardhë ftesat. Basha tha se ka ndërmend të udhëtojë për në SHBA.

Pyetje: A keni në plan ndonjë udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së afërmi?

Lulzim Basha: Kam marrë ftesa zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa diskutim, siç kam bërë në të shkuarën do t’i bëj edhe në të ardhmen, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është partneri ynë strategjik, ku padiskutim pres të diskutoj çështje të rëndësishme për ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar dhe të ardhmes të rajonit, në një kohë plot sfida nga aktorë që nuk ndajnë axhendën tonë të përbashkët shqiptaro amerikane, apo axhendën euroatlantike. Ku SHBA e di që mund të mbështetet tek Partia Demokratike dhe tek unë si kryetar i saj, jo vetëm për shkak të kontributit të dyanshëm në procese historike si futja në NATO apo Pavarësia e Kosovës, por edhe për shkak të vizionit që bashkë ndajmë për një Ballkan të orientuar nga Perëndimi, jo thjesht me fjalë dhe me shfaqje por me vepra; që do të thotë tregje të lira, zgjedhje të lira, media të lira, qytetarë të lirë.
Pyetje: Faleminderit!
Lulzim Basha: Faleminderit ju! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY