Naftëtarët e Ballshit: Nuk do të lejojmë çmontimin e Rafinesrisë së Naftës

Naftëtarët e Ballshit: Nuk do të lejojmë çmontimin e Rafinesrisë së Naftës

57
0
Shares

Naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të ndalin cfarëdo vendimi që lidhet me shkatërrimin e rafinerisë së naftës në Ballsh.

Ata e kanë marrë këtë vendim pasi ka një vendimmarrje për çmontimin e rafinerisë dhe dërgimin e saj për skrap.

”Deri sa të shlyhen një më një naftëtarët, nuk shkel njeri këtu, vetëm mbi trupin tonë futen këtu. Boll kemi bërë negociata. Nëse duan që palët të zhdukin gjurmët e krimit, të bëjnë hesapet e tyre. Deri sa të likujdohen të gjithë naftëtarët, kjo rafineri do bëhet skrap nga ata dhe jo nga të tjerët. Jemi informuar që ka kaluar një mbështetje financiare, nuk është zbardhur asgjë në fletoren zyrtare, por ne jemi të shqetësuar nga disa zëra që qarkullojnë. Kjo rafineri është e naftëtarëve. Kemi ndenjur pa u paguar për 13 muaj. Me pak investime, kjo rafineri kthehet në punë, pse nuk e vënë në punë?”, thotë Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY