Rezart Taci flet për herë të parë për vrasjen e Artan Santos:...

Rezart Taci flet për herë të parë për vrasjen e Artan Santos: Dhashë shpjegime në prokurori

488
0
Shares

Ish bosi i naftës në Shqipëri Rezart Taçi ka dhënë disa shpjegime në lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo gjatë një interviste të transmetuar mbrëmë në top channel.

Ai ka pranuar se është thirrur në prokurori për vrasjen e bankierit Artan Santo, jo si i akuzuar, por si person në dijeni.

“Në bankën e tij depozitonim shuma të ndryshme parash” – tregoi Taçi, por duke sqaruar se Santo nuk ishte i përfshirë në konfliktin mes tij dhe azerëve për 75 milionë dollarët me të cilat u ble ARMO.

Taçi tha se as azerët nuk e fajësonin Santon për lëvizjen e parave përmes bankës së tij.

Më herët një gazetar investigativ në Tiranë tha se hetimi i thellë i Tacit dot ë conte në zbulimin një vrasjeje 200 mijë eurosh në Tiranë, duke patur parasysh vlerën e vrasësve me pagesë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY