Kryeministri Edi Rama mohoi sot se do të ketë në vend një kamp që do të grumbullojë refugjatë të ndaluar në kufijtë e vendeve evropiane dhe Britanisë.
“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”
Një e përditshme e madhe britanike botoi sot një artikull ku thuhej se në Shqipëri do të krijohet një kamp ku do të mblidhet të gjithë refugjatët që do të kapen në kanalin mes Francës dhe Britanisë së Madhe. Madje në këtë artikuj, theksohej se bisedimet kanë shkuar deri në nivel ministror.
Edhe para rreth një muaj një lajm i tillë u publikua nga tabloidi “The Sun”, por u mohua nga qeveria shqiptare. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/