Tiranë, në pranga dy farmacistë për ilaçe kontrabandë

Tiranë, në pranga dy farmacistë për ilaçe kontrabandë

137
0
Shares

Finalizohet operacioni policor i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. Vihen në pranga 2 shtetas dhe sekuestrohen një sasi ilaçesh të dyshuara kontrabandë, pa pullë fiskale.

U arrestuan në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’, shtetasit:

– J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesionin farmacist.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin në të cilin ndodheshin këta dy shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY