Posedonte dhe shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë, duke i kamufluar në dyqanin që kishte për shitje të armëve me leje, vihet në pranga pronari i dyqanit në Tiranë.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, 4 armë sportive, 3 armë gjahu, pjesë armësh dhe krehër me fishekë luftarakë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, në dyqanin e tij që e kishte me leje për të shitur armë zjarri, fuste armë zjarri kontrabandë dhe më pas i shiste pa i regjistruar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kamuflimi”.
Si rezultat, në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Y. O., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 4 pushkë sportive, 3 armë gjahu, pjesë të armëve të ndryshme dhe krehër me fishekë luftarakë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/