Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Paloka reagon pas paralajmërimit të Bashës: Partia është shumica dhe jo ai që mban vulën

17/11/2021
Shpërthen Paloka: “Plehra e të pafytyrë! Provokatori, nga protesta u fut në makinën e policisë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka komentoi në studion e ‘Ora 19:00’ me Juli Krisafin në Syri Tv, deklaratat e Lulzim Bashës sot gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve.

Në këtë mbledhje Basha paralajmëroi me përjashtim të kujtdo që do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe që sipas tij do të krijojë institucione paralele me PD.

Pjesë nga intervista

Z.Paloka, po tentoni të luani rolin e një ndërmjetësi, te cili Kuvend do të merrni pjesë, 11 apo 18 djetor?
Uroj që kjo ccështje të mbyllet me sa më pak dëme për PD-në. Nëse do të ecet me këtë rrugë, e kam deklaurar, unë do të jem më shumicën e delegatëve, me 4200 delegatëve që kanë kërkuar mbledhjen në datën 11.

I trembeni përjashtimit?
Duhet ta kemi parasysh të gjithë. Në mbledhjen e kryesisë së PD, dy prej nënkryetarëve të PD, i pari tha se edhe nëse PD përçahet, nuk kemi ça ti bëjmë do të ndodhë. E dyta deklaroi me qetësinë më të madhe që nëse ka ardhur momenti që PD të shkatërrohet, atëherë le të shkatërrohet. Këtu pastaj jemi përballë, jo me Edi Palokën, por me shumicën e deemokratëve. Ne nuk mund të lejojmë që për hir të karrigeve, për hir të dy zyrave që mbajnë disa njerëz sot në PD të shkatërrohet PD. Nuk e di kush mund ta pranojë këtë. Nuk e di çfarë mendje e sëmurë të jetë që edhe ta thotë edhe ta mendojë që kjo mund të ndodhë me qetësinë më të madhe. PD është partia që unë kam themeluar me studentët e Dhjetorit, me Sali Berishën, Azem Hajdarin, Aleksandër Meksin e shumë të tjerë, PD është jeta ime, kam 30 vjet në këtë part, janë dhe shumë të tjerë si unë.

PD nuk janë ato zyra që kemi ne, as ato akrrige, as vula, por janë ata qindra e mijëra demokratë, militantë, që janë anëtarë të PD që nga 11 dhjetori i 1990, janë përleshur dhe burgosur, janë prej 8 vitesh rrugëve nën dhunën e një qeverie që më antishqiptare nuk mund të bëhet, këta janë PD-ja. Nëse dikush për një moment për interesa të tij mendon, pra një pakicë, se mund të largojë shumicën dhe të mbajë karriget dhe zyrat vetë, kjo nëse do të ishte e vërtetë, sepse uroj të mos ketë asgjë të vërtetë, do të ishte katastrofë për ata, jo për demokratët. PD është e militantëve, e anëtarëve të ësaj, e atyre 620 mijë votuesve të PD, nuk është as e Edi Palokës, as e Lulzim Bashës, madje as e Sali Berishës nëse ai do të sillej në këtë mënyrë.

Vendos shumica në PD, vendos anëtarësia dhe unë për këto arsye deri më sot kam këmbëngulur dhe kam kërkuar që palët të gjejnë një zgjidhje mes tyre. Dhe e vetmja zgjidhje ishte vota. Ia kam kërkuar Lulzim Bashës. Sali Berisha natyrshëm ka dalë në këtë zgjidhje, kërkon votën për të zgjidhur këtë çështje. Ia kam kërkuar edhe Lulzim Bashës. Pse kemi arritur në këtë pikë, t’ia lëmë në dorë delegatëve. Le të votohemi të gjithë si dikur. Dikur në PD votohej gjithsecili prej nesh nga kryetari i partisë, kryeministri, presidenti që ishte Sali Berisha, kryeministri ishte Aleksandër Meksi, e deri te i fundit që isha unë gazetar i ‘Rilindjes Demokratike’. Vota vendos, kush është shumicë dhe jo kush mban vulën, zyrën apo karriget. Nëse dikush çmendet dhe mendon se do të dalë si pakicë mbi shumicën, kjo është fatkeqësi për të.   syri tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.