Basha paralajmëron përjashtimin nga PD të Berishës dhe demokratëve pranë tij. Fillon...

Basha paralajmëron përjashtimin nga PD të Berishës dhe demokratëve pranë tij. Fillon skenari i ‘PD së vogël dhe moderne’

122
0
Shares

Lulzim Basha paralajmëroi sot gjatë takimit me drejtues lokalë të PD se mund të përjashtojë nga PD Berishën, pjesëmarrësit  në foltore dhe ata që do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD që do të mbahet me 11 dhjetor.

Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtim i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjen në Statut. Dhe do të zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë e partisë, fatin e ka të caktuar nga Statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, u shpreh Basha në mbledhje. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY