Dhimbje e zemërim në Grecalli të Fierit. Edhe Rama konferencë në Rinas...

Dhimbje e zemërim në Grecalli të Fierit. Edhe Rama konferencë në Rinas për vogëlushin e masakruar

38
0
Shares

Banorët e lagjes ku ndodhi ngjarja e rëndl në Fier janë shprehur tejet të tronditur.

Sipas tyre dënimi i vetëm për autorin e krimit është djegia me benzinë ose varja.

Njëri prej tyre tha se vrasësi ishte rritur jetim, babai i kishte vdekur dhe nëna e kishte braktisur dhe se punonte ku të gjente, raporton fax tv.

Një i moshuar i lagjes teksa kërkonte dënimin me varje ndaj tij u përlot dhe tha se të gjithë janë të habitur nga kjo ngjarje e rëndë.

“Ai fëmijë i vogël, makabritet, unë kam nip vetë…”-tha ai.

“Të varet dhe t’i vënë benzinën, ishte punëtor kështu dhe se si e ka pas hallin ai e di. Këtu në fshat nuk është se krijonte probleme. Por ska ligje se atëherë kur bëri atë veprën në 2005 u lirua, e vret birin e botës dhe duhet djegur. Autori i krimit rritur pa nënë pa baba, cfarë të them? E merrnin në punë dhe I japin bukë, më mirë se ekspertiza ne nuk e dimë”-tha një banor tjetër.

“Mënyra si është rritur ska lidhje, ai nuk është njeri duhet varur” –tha një i moshuar.

Dhe daja i djalit teksa u intervistua tha se nga shteti apelon vetëm për varjen e tij në mes të qytetit të Fierit.

Ne e kemi marrë vesh ngjarjen nga ora 4 e mbasdites, na tregoi motra nga Italia në telefon, e kishte marrë vesh para nesh.

Nga shteti pres vetëm varjen asgje tjetër për atë njeri, ta nxjerrim në mes të Fierit ta varim!”, deklaroi daja.

Për krimin makabër ka fokur këtë mënhkes edhe Kryeministri Rama i cili thotë se e kishte të pamundur që të shkruante një tekst pas vrasjes mizore që iu bë 8 vjeçarit ditën e djeshme në Fier.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Ajo që pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin që falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimin dhe kapjes së shpejtë nga polciia e shtetit gjendet pas hekurave.

Kjo është një nga ato ngjarje që të lë pa fjalë, dhe duke shqyrtuar të gjithë rrjedhjen e ngjarjes dhe profilin e autorit , mbetet hija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë duhet domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë, për të vënë pikën e drejtëisë në këtë episod kaq tronditës.

Iu shpreh ngushëllimet prindërve, familjes, të afërmve, i vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme, por sidoqoftë fjalët mbeten, pjesa tjetër siç e thashë i takon drejtësisë, e cila në këtë rast duhet të jetë domosdoshmërisht e shpejtë dhe në lartësinë e nevojës të të gjithë opinioni publik.

E pata të pamundur që të shkruaja një tekst për këtë ngjarje, dhe për këtë arsye mu duk më e udhës që ta bëja bashkë me ju sot, në prag të nisjes së një vizitë zyrtare në Romë.

Në qendër të vëmendjes në bisedimet me Mario Drahgin do të jetë njohja e pensioneve, edhe pse është një çështje shumë e vështirë.

Rama e mbajti konferencën e tij në Rinas, pak përpara se të nisej në një vizitë zyrtare në Itali. Sipas kryeministrit në qendër të bisedimeve do të jetë çështja për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë, me kryeministrin Mario Draghi, dhe njohja e pensioneve për shqiptarët që punojnë në shtetin fqinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY