Zbulohen të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë më 13 Nëntor, raporton gazetari Spartak Koka në emisionin Uniko në Klan Plus.
Makina tip Audi A7 me vlerë 52 mijë Euro në pronësi të viktimës Erigers Mihasi kishte ndryshuar 4 herë targa. Automjeti luksoz kishte ardhur nga Gjermania dhe në harkun kohor të 2-muajve i janë vendosur 4 targa të ndryshme.
Në muajin Korrik, targat e mjetit ishin AB 024 DO; në muajin Gusht ishin AB 555 DG, sërish në muajin Gusht u ndryshuan në AB 924 EH dhe së fundmi në muajin Shtator AB 008 EM. Dy shkronjat e fundit të kësaj targe janë edhe inicialet e identitetit të Erigers Mihasit.
Nga ekspertiza e kryer rezulton se Erigers Mihasi është vrarë me 13 plumba, një prej të cilëve e ka kapur në qafë dhe pjesa tjetër në shpinë. Ndërsa miku i tij 26- vjeçar, Armand Dumani, ka marrë 4 plumba. Në drejtim të dy të rinjve është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa burimet thonë se brenda në mjet u gjetën 7 gëzhoja e shumë të tjera u mblodhën në vendin e ngjarjes. Atentati, sipas grupit hetimor, ka qenë i përgatitur prej kohësh dhe është realizuar nga vrasës me pagesë. Për të parë lëvizjet dhe për të përcaktuar kohën e ndjekjes së viktimave nga autorët, Policia ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në zona ku nga dëshmitë rezultojnë të kenë udhëtuar të rinjtë.
Që nga viti 2018 dhe deri në datën 13 Nëntor rezultojnë të eliminuar 4 anëtarë të supozuar si miq të ngushtë të Ervis Martinajt, mes tyre dhe Erigers Mihasi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/