Dëshmia e fundit e vrasësit të fëmijës në Fier: E vrava se...

Dëshmia e fundit e vrasësit të fëmijës në Fier: E vrava se më ofendoi

73
0
Shares

Autori i krimit monstruoz në fshatin Grecalli të Fierit, Klodian Çalamani ka deklaruar para policisë se: “Djali më ofendoi dhe e qëllova“.

Pasi efektivët kontrolluan të gjithë shtëpinë ku jetonte i vetëm Klodian Çalamani, pikasën një gropë të madhe me dhe.

Policët nisën gërmimet dhe zbuluan trupin e pajetë të 8-vjeçarit që dyshohet të jetë goditur me sende të forta në kokë, si kazmë apo lopatë.

Po ashtu mësohet se pas ngjarjes horror, autori ka dalë në rrugë duke pyetur familjarët të viktimës nëse e kishin gjetur djalin, për të humbur gjurmët.

Më herët në dëshminë paraprake Klodian Çalamani tha se djalin e kishte marrë në shtëpi dhe më pas e kishte groposur në oborr.

Kamerat e sigurisë në vendngjarje kanë filmuar të miturin duke bërë xhiro me biçikletë gjatë ditës së sotme, ndërsa më pas 8-vjeçari ishte parë të hynte drejt shtëpisë së autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY