Zyra e shtypit e PD zbardh vetëm diskutimin e Bashës: PD nuk...

Zyra e shtypit e PD zbardh vetëm diskutimin e Bashës: PD nuk mban mbi shpinë hallet personale të Berishës

58
0
Shares

Zyra e shtypit e PD ka zbardhur në mënyrë selektive diskutimet në kryesinë e PD duke rishkruar vetëm diskutimin e Bashës dhe jo personave të tjerë që kanë diskutuar gjatë mbledhjes.

Po ashtu zyra e shtypit e ka shpërndarë në mënyrë të diferencuar këtë zbardhje ndryshe nga sa ndodh me fjalimet e Lulzim Bashës në Parlament.

Më poshte zbardhja sipas versionit zyrtar:

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Cela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?

Edi Paloka- Çoji ne prokurori Kryetar, mos na i trego këtu.

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD ne konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vemendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD?

Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Eshtë një fund realisht i i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë”!

E nisin betejën me gjoja une paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund te thote cilen pike te statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe cdo institucion te PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshteruar anetaresine, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij.

PD nuk mund te funksionoje me struktura paralele. Vetem Vucic ne Kosove kerkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnje.

Zoti Berisha duhet te perballej vete me Departamentin Amerikan të htetit. Ashtu sic premtoi fillimisht ne menyre te perseritur. Pa e perfshire PD dhe Grupin Parlamentar te PD.

Cfare po kerkon Sali Berisha sot

-PD te dale kunder SHBA
-PD te kthehet ne mburoje te interesave personale te SB
– izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnje dyshim se partneret nuk do te bashkpunojne me nje organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur non grata per korrupsion nga SHBA, pavaresisht se cfarë pretendon zoti Berisha.

Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY