Pronari i lokalit që shpërtheu në Shosh sulmoi policinë me armë në...

Pronari i lokalit që shpërtheu në Shosh sulmoi policinë me armë në 2015

48
0
Shares

Pronari i lokalit në Shosh, ku shpërtheu eksplozivi sot është Gjin Guri një personazh i njohur për Policinë e Shkodrës.

Ai është arrestuar në vitin 2015 pasi Guri ka qëlluar në drejtim të efektivëve me armë, duke bërë rezistencë.

Si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur paraditen e sotme, me lëndë plasesë artizanale, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Detajet e policisë:

Në sallën operative të DVP Shkodër është marë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gjin Guri, ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale)

Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY